Wayne Rooney u rikthye në Manchester për të luajtur me Everton kundër Manchester City ku edhe shënoi golin e vetëm për blutë e Liverpulit në barazimin 1-1 me City në “Etihad Stadium”. Pas ndeshjes një mesazh tejet provokativ i shoqëruar me një foto u postua nga ish-kapiteni i Manchester United për fansat e ekipit të Pep Guardiolës. “Është kënaqësi të shikosh të njëjtat fytyra,”- shkruante Rooney në mesazhin e dedikuar tifozëve të Manchester City.


Por ky nuk ishte provokimi i fundit për mbështetësit e “qytetarëve”. Disa ndjekës të Rooney-t në “twitter” komentuan në postimin e anglezit duke shtuar foto të tij teksa festonte katër vite më parë në “Etihad Stadium” një gol të shënuar kur mbante veshur fanellën e Manchester United.


Duket e pabesueshme por në foton e postuar nga Rooney dhe ndjekësit e tij katër vite më parë ka ngjashmëri të çuditshme. Në to shfaqen të njëjtët përsona të cilët bëjnë të njëjtat veprime për dy golat e Rooney-t të shënuar në harkun kohor të katër viteve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb