TIRANE– Edhe pse nuk u përzgjodh të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes në kabinetin qeveritar ‘Rama 2’, pasi në vend të saj u emërua Olta Xhacka, ministrja aktuale e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka marrë sot një letër falenderimi nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Donald Lu.

Në letrën e tij Lu e falenderon ministen Kodheli për punën e saj “të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO.”

Lu thekson forcimin e bashkëpunimit ushtarak nën lidershipin e Kodhelit, si dhe çuarjen përpara të objektivave të përbashkëta. Në letër Lu shpreh kënaqësinë e të punuarit me znj. Kodheli si ministre e Mbrojtjes duke shpresuar për bashkëpunime të tjera në ardhmen.

Në fund ambasadori amerikan vlerëson kontributin e ministres Kodheli për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Letra e plotë e ambasadorit amerikan Lu drejtuar ministres Kodheli:
E nderuara ministre Kodheli,
Ne emër të kolegëve në Ëashington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO. Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.
Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta.
Siqerisht,
Donald Lu

thumbnail_20170829_152705
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: