Ish-trajnerit të Kombëtares tashmë edhe shtetas shqiptar me sa duket nuk i ndahet shpirti nga ekipi kuqezi. Ai ka suprizuar sot, teksa është shfaqur në shkallët e stadiumit të Elbasan Arena. “BalkanWeb” ka siguruar fotot ku De Biasi duket teksa mbërrin në shkallët e stadiumit dhe takohet me të pranishmit.

54rtfg

Por ndryshe nga herët e tjera kur ndodhej pranë lojtarëve për t’i dhënë udhëziemt e fundit përpara ndeshjeve, De Biasi tashmë do e shohë Shqipërinë në fushën e blertë nga shkallët e stadiumit.

5t4rhbn

Ish-trajneri që u nda para rreth 2 muajsh me Kombëtaren, duke u zëvendësuar Christian Panuçi ka qenë edhe dje në seancën stërvitore duke i bërë një vizitë speciale futbollistëve kuqezinj me të cilët ka kaluar një nga periudhat më të suksesshme në karrierën e tij.

rthfgbv

De Biazi i ka takuar me radhë të gjithë lojtarët e kombëtares me të cilët ndau edhe batuta e përqafime.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb