Vetëm pak më parë ka nisur edhe dasma e tretë e çiftit Xhensila dhe Besi, e cila, siç është mësuar më herët, po organizohet në një prej ambienteve të njohura në zonën e Dajtit në Tiranë. Këtë herë të ftuarit nuk janë aq shumë, sepse gjithçka është menduar të jetë më private, vetëm me miqtë dhe të afërmit e çiftit.
Vetë nusja pak më parë postoi një foto e veshur me një fustan tjetër të bardhë, ndërsa grimierja e saj, Sellma Kasumoviq, ka postuar një video të këngëtares pak para ceremonisë.
Mes të ftuarve, edhe motra e Xhensilës, Alba, që ka postuar një video të shkurtër ku duket çifti që sapo ka mbërritur në vendin ku po organizohet ceremonia. Ndërsa kanë përshëndetur të gjithë miqtë, Xhensila dhe Besi janë pritur nga një vajzë e vogël e veshur me fustan të bardhë, ndërsa miqtë dhe të afërmit e kanë përshëndetur çiftin me duartrokitje.
Fustani i Xhensilës, këtë mbrëmje është më i thjeshtë, por sërish brenda stilit të princeshës, i gjithi në tyl, por i shoqëruar me një pelerinë me mëngë të gjata./class