Udhëtimi drejt Shkupit me autobus, e më pas me që në orët e para të mëngjesit me avion drejt destinacioneve të tyre, ka prishur gjumin e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare.

Ndaj disa prej tyre, sapo kanë hipur në avionë, kanë vendosur që të shlyejnë kohën e humbur gjatë udhëtimit. Mesfushori Amir Abrashi ka vendosur që të “dokumentojë” gjumin e shokëve të skuadrës, duke postuar video të Kukelit e Veselit ndërsa flinin përkrah tij.

Kukeli-ne-gjume

Por ai nuk është mjaftuar me kaq. Në videon e postuan në “Instagram”, shihet edhe rrengu që u ka punuar të dy bashkëlojtarëve gjatë këtij udhëtimi, shkruan Panorama Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: