GJIROKASTËR-Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zhvilluar sot analizën e tre mujorit në Gjirokastër. Drejtoresha e ISSH Vjollca Braho theksoi se DRSSH ka rritje të numrit të kontribuesve.
Ajo theksoi se plani i të ardhurave është realizuar me 141%. Sipas Brahos në këtë tremujor ka 300 kontribuues më shumë se plani. “ Është rritur numri i të vetëpunësuarve në bujqësi. ISSH ka realizuar të ardhurat me 130%, pra 227 mln lekë tejkalim”- u shpreh Braho.
(a.n/BalkanWeb)