TIRANE-39 parti janë regjistruar në Koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në 21 qershor. Koalicioni i drejtuar nga PS ka në përbërje parti të majta, të qendrës dhe të djathta. me të majtën janë rreshtuar PDIU, FRD, kristiandemokratët e Mark Frrokut, si dhe Partia Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës.
Në koalicion janë edhe tri parti komuniste të ekstremit të majtë. Deri tani nga koalicioni është larguar Marko Dajti, por nëse nëse bisedimet me PS nuk do të dalin të suksesshme më vete mund të dalin edhe Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës , Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi. Gazeta Panorama shkruan se sot, koalicioni i majtë i kryesuar nga Partia Socialiste do të prezantojë 61 kandidatët për kryetarë bashkish në një dalje të përbashkët, çka do të thotë se ndarja për krerët e bashkive ka përfunduar brenda së majtës.
LISTA E PARTIVE NE KOALICION ME PS
1 Partia Socialiste e Shqipërisë EDI RAMA
2 Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ILIR META
3 Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet SHPËTIM IDRIZI
4 Fryma e Re Demokratike BAMIR TOPI
5 Partia Social Demokrate SKËNDER GJINUSHI
6 Aleanca Arbnore Kombëtare GJET NDOJ
7 Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane VALENTIN MUSTAKA
8 Partia Ambjentaliste NASI BOZHEKU
9 Partia Ardhmëria Shqiptare EMIN SUBASHI
10 Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet GAQO APOSTOLLI
11 Partia Bashkimi Republikan Shqiptar ZANE LLAZI
12 Partia Demokratike Integrim e Prosperitet HALIM SEITAJ
13 Partia e Çështjeve Shqiptare BUJAR SHURDHI
14 Partia e Gjelbër EDLIR PETANI
15 Partia e Pajtimit Kombëtar SPARTAK DOBI
16 Forca Rinia DRITAN BOKA
17 Partia e Punës e Shqipërisë MUHARREM XHAFA
18 Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë SKËNDER HALILI
19 Partia Unitetit Kombëtar IDAJET BEQIRI
20 Partia G99 ERVIN METE
21 Partia Komuniste e Shqipërisë QEMAL CICOLLARI
22 Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori PRENG ÇUNI
23 Partia Kristiandemokrate MARK FRROKU
24 Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim NIKOLIN STAKA
25 Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve ASTRIT KOSTURI
26 Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve YMER KURTI
27 Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë YZEIR FETAHU
28 Partia Personat me Aftësi të Kufizuar AFRIM JESHILI
29 Partia Rruga e Lirisë KURT KOLA
30 Partia Shqiptare Atdheu KRESHNIK OSMANI
31 Partia Social Punëtore e Shqipërisë RAMADAN NDREKA
32 Partia Socialiste e Moderuar GJERGJ KOJA
33 PSV ‘91 PETRO KOÇI
34 Partia Toleranca e re e Shqipërisë AVDI KECI
35 Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë OSMAN MEMA
36 Partia Ligj dhe Drejtësi SPARTAK NGJELA
37 Partia Lëvizja punëtore Shqiptare SHEFQET MUSARAJ
38 Partia Aleanca Demokristiane ZEF BUSHATI
39 Partia Demokracia e Re Europiane KOÇI TAHIRI
(a.n/BalkanWeb)
