TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se kushdo dëshiron të kontribuojë për forcën politike që ai drejton, është i mirëpritur. Duke folur për mediat, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se kjo parti politike është e hapur për këdo që do të kontribuojë.

Me këtë përgjigje të shkurtër të tij, Basha ka shprehur qëndrimin e tij të prerë për fraksionet brenda partisë.

“PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të bëjë gjithçka që kushdo që do të kontribuojë të gjejë veten e saj ose të tij në çdo formë përfaqësimi, nga forumet më të larta e deri tek aktiviteti i anëtarëve të Partisë Demokratike”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sakaq, ai ka folur edhe për zgjedhjet e 25 qershorit, duke theksuar se PD është e vendosur që t’i jepet fund njëherë e mirë shitblerjes së votës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: