MEKSIKE- Një tërmet i fuqishëm 7.1 i shkallës rihter ka goditur Meksikën, duke lëkundur fort ndërtesat në kryeqytetin e këtij vendi. Për pasojë, mbi 140 persona kanë humbur jetën, por numri i viktimave mund të rritet, pasi si pasojë e lëkundjes së tokës janë shembur disa ndërtesa.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, duke ikur nga shtëpitë e tyre që tundeshin, tha një dëshmitar për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Sakaq, qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre.

Lëkundjet sizmike goditen Meksikën vetëm pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në përgatitjet anembanë kombit, për të shënuar përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi mijëra të vdekur në Mexico City në vitin 1985.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, si pasojë e tërmetit 8.1 të shkalles rihter humbën jetën 90 persona, si dhë shume të tjerë u plagosën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb