Rajmona Bulku ka qënë e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të gazetarit Eraldo Rexho që transmetohet çdo të premte pasdite në “TVSH”. Ajo ka folur në lidhje me shfaqjen e re premiere “8 Femra” në “Teatrin Kombëtar”, por nuk ka lënë pa përmendur edhe jetën e saj personale, lidhjen e fortë me nipërit dhe raportin e saj me ta.

Rajmonda tha se është një gjyshe shumë liberale dhe, është shumë e mirë për nipërit e saj por jo aq e mirë për vajzën sepse duket se Rajmonda si gjyshe i ka “llastuar” ata. Ajo është shprehur gjithashtu se nipin e madh që tashmë është 7-vjeç e merr gjithmonë në prova dhe ndihet e lumtur kur vë re se ai e ka me shumë dëshirë këtë pjesë.
https://www.youtube.com/watch?v=jj2LnSHBWHg
Aktorja e njohur e pyetur ka folur edhe për politkën: “Gjëja më e bukur në politikë është që t’i japësh popullit tënd vepra të mira. Po të kisha gjë në dorë tani, do të bëja diçka për artin dhe kulturën, por iku ajo kohë”, u shpreh Bulku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: