VLORË-Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë një vrasje në rrugën Transballikanike, ndërsa bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë të popullor të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Eduard Beli, banues po në këtë qytet. Burime nga blutë e qytetit bregdetar bënë me dije se Beli teksa ishte konfliktuar nga me tre persona të tjerë, përkatësisht me 40-vjeçarin A.M., 34-vjeçarin B.XH., dhe 38-vjeçarin A.M., ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre, por plumbat fatmirësisht nuk kanë prekur njeri. Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se shkak i sherrit të jetë bërë një borxh prej 1000 eurosh.

Sakaq, forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e ngjarje, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pistoleta dhe disa gëzhoja.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: