Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ditën e sotme për të diskutuar rreth kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe atë të Partisë Socialiste, Gjetan Gjetani.

Kryeprokurori u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme do të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb