TIRANE – Projekti i Unazës së Madhe ka bërë që disa banorë të zonës së Farkës të ngrenë zërin pas vendimit për prishjen e banesave apo dyqaneve të tyre.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “News24”, një banor i Farkës tha se INUK e kishte urdhëruar të zbrazte shtëpinë dhe dyqanin.
“Ne nuk jemi kundra projektit të rrugës, i bëj mesazh ndaç kryeministrit dhe Lali Erit, të na japin dëmshpërblim deri në gramë të fundit, me mirëkuptim,” u shpreh ai.
“Kemi kërkuar të vijë shteti të interesohet dhe të kuptojë që kemi kërkuar devijimin e kësaj rruge. Ne e kemi mund dhe djersë, kjo është e gjitha çfarë kemi. Ka shtëpia të tjera këtu që janë pa leje ndërtimi dhe vijnë e ndërtojnë rrugën këtu te ne që jemi me letra. Ne na thonë ju kap rruga. Projektin e kemi mësuar nga firmat këtu, kemi shkuar të kontaktojmë vetë me drejtorin e ARRSH,” tha një tjetër.
Ndërkohë gazetari Mariglen Mërtiri raportoi nga Farka se disa prej banorëve kanë certifikatë pronësie për pronat ndërsa disa të tjerë e kanë në proces legalizimi.
(e.f/BalkanWeb)