Argjentina siguroi kualifikimin për në “Rusi 2018” direkt, pas fitores 1-3 ne Ekuador.

Lionel Messi, shpesh herë i akuzuar për lojën që shfaq me kombëtaren dhe për rezultatet jo pozitive, mbrëmë tregoi që është thjeshtë i pakritikueshëm.

Argjentinës i duhej fitorja, ose që Messi të bente Messi-n!!

Dhe kjo ndodhi. Me gjithë lojën e ashpër të kundërshtarëve, ai ishte i pandalshëm, realizoi tripletë, asistoi për shokët e ekipit që shpërdoruan dhe në fund i vetëm dërgoi argjentinasit në Botëror.

Një performancë e frikshme, jo vetëm për Ekuadorin që e “vuajti” në fushën e lojës, por për këdo kundërshtar që Argjentina mund të takojë në Botëror, pasi me një Messi të tillë mund të gjunjëzojë çdo kundërshtar!!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: