IRAK- Disa media irakiane raportojnë se ISIS ka konfirmuar vdekjen e liderit të kësaj organizate Abu Bakr al Baghdadi.
Lajmi raportohet nga agjencia irakiane e lajmeve Waradana.
“Komandantët e ISIS kanë konfirmuar vdekjen e Abu Bakr al Baghdadi, si pasojë e plagosjes pas një sulmi ajror të SHBA-së. Ai vdiq në prezencën e mjekut të tij në qytetin sirian Raqqa”, informon Waradana.
Pasardhës i tij është emëruar Abu Alaa Afri, nga qyteti irakian i Tal Afarit. Iraku dhe SHBA-ja nuk e kanë konfirmuar lajmin.
(d.d/BalkanWeb)