Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i lënë jashtë listave nga Lulzim Basha, ka reaguar në një status në Facebook ku u drejtohet “çunave dhe gocave të PD-së”, siç i quan ai.

Ai u bën thirrje “ta marrin më qetë” kur u kërkojnë kryeministrit Edi Rama të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale.

“Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së,” shkruan më tej Patozi.

Statusi i plotë

MERRENI ME TË QETË…

Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit!
Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb