Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow raportohet se ka tërhequr padinë e saj ndaj kompanisë së makinave Porsch

Bëhet e ditur se Porsche ka bërë një marrëveshje dhe Meadow dhe ka pranuar të mos e vazhdojë më procesin gjyqwsor.

Babai i vajzës aktori Paul Walker vdiq në 30 nëntor 2013 teksa ishte në bordin e një Porche Carrera Gt.

Vajza Madow do të marrë një shumë monetare, ende e patreguar nga shtëpia e makinave, pas akuzave të bëra për Porche, ku sipas vajzës babai i saj ka mbetur i bllokuar në makinë nga një rrip sigurie me defekt, që e ka penguar të dalë nga makina, përpara se mjeti të shpërthejë në flakë.

Detajet e marrëveshjes ekonomike nuk janë bërë publike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb