Antonio Conte ka pranuar se Roma e meritoi fitoren kundër Chelseat në xhiron e katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Verdhekuqtë fituan me rezultat 3-0 në Stadio Olimpico me dy gola të Stephan El Shaarawyt dhe një të Diego Perottit.

“Mendoj se pjesa e parë ishte shumë pozitive për ne dhe nuk patëm fat. Kemi mundur të kalojmë në epërsi pas 30 sekondash dhe pastaj pranuam gol”.

“Në gjysmën e dytë, ata dëshmuan se ishin më të uritur, më të vendosur dhe kishin dëshirë më të madhe për luftë, prandaj e merituan fitoren”, ka deklaruar Conte për Mediaset Premium.

Me këtë triumf, Roma është në krye të Grupit C me tetë pikë, një më shumë se Chelsea që ndodhet një vend më poshtë.

Conte ka thënë se nuk mendon për rezultatin e ndeshjes së ardhshme, por për mënyrën se si ta përmirësojë skuadrën e tij. Barazimi ndaj Qarabagut e ka lënë Atletico Madridin me vetëm tri pikë pas katër xhirosh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: