TIRANË- Dikur ishin spektaklet e estradave që shkaktonin të qeshura dhe ilaritet në familjet shqiptare por sot duket se politika, megjithëse një nocion serioz, prodhon mjaft humor.

Ashtu si erëzat në një ushqim, rubrika argëtuese e emisionit “Kjo javë” në News24 sjell pak sarkazmë e pak satirë nga ngjarjet kryesore të 7 ditëve.

Nis nga debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Kreu i qeverisë i thotë rivalit të tij ‘që ta pranojë vogëlsinë e tij, në qoftë se do të rritet” dhe madje ‘edhe një kopje e paarrirë e Saliut’. Por Rama thotë se “këto nuk janë batuta por fjalët e një njeriu që të do”, duke i shprehur edhe njëherë afeksionin, pas fjalëve ‘djalë i mirë’ apo ‘nuk është djalë i keq’ të përdorura në fushatë.

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla informohet në seancë plenare për koncertin e Emeli Sande në Tiranë nga “BalkanWeb”.

Nuk mungon në pikantet e javës edhe e moshuara nga Burreli që iu ankua kryeministrit. “Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në KInë gjithandej dhe rrugët tona janë shtrema-shtrema e shema-shema”. “Unë kam në 2014-ën do drita pa paguar ti thua do të fus në burg, me ça të paguaj”. Ndiqni videon për më tepër.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: