TIRANE – Në vitin 2018, edhe një familje tjetër e njohur do të shtohet me një anëtar të ri. Modeli i njohur shqiptar, Alesio Alia dhe bashkëshortja e tij, Katherine Carnie, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

a92dd832a44969e1cf23d6f02fad3664

Lajmin e ka konfirmuar për revistën Ëho vetë modeli shqiptar, madje edhe duke rrëfyer gjininë e fëmijës. Bukuroshja Jolie Rose, vajza e çiftit, së shpejti do të jetë motra e madhe e një vëllai: ”Ne e kishim planikuar fëmijën e dytë. Para një jave e morëm e vesh që do të ishte djalë. Jemi të bekuar që do të kemi tashmë një vajzë dhe një djalë”,- ka thënë Alesio për Who.

e2472e0e67f12078903e29e40a3d8f01

Pyetjes se si mendon ta ndajë dashurinë tani që do të jetë baba edhe i një djali, Alia thotë se dashuria e parë nuk harrohet: “Dashuria e parë mbetet e para dhe nuk harrohet, por ardhja në jetë e një fëmije është bekim dhe nuk krahasohet me asnjë ndjenjë në botë.” Gjinia e bebes ka gëzuar jo vetëm Alesion, por edhe familjen e bashkëshortes e tij Katherine, e cila ka në familjen e saj edhe dy motra.

4fb43d3948016366dedf4b7b93f1e0e2
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb