Tifozët më të zjarrtë të Partizanit, “Ultras Guerrils”, kanë shpërthyer ndaj lojtarëve pas humbjes turpëruese 5-0 ndaj Luftëtarit. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘facebook’, ata i kanë cilësuar futbollistët si një tufë ‘langojsh’ të cilët përpiqen vetëm tu shërbejnë interesave të caktuara.

“Guerrilsat” gjithashtu pohojnë se ata do të jenë të lumtur ditën kur të gjithë mercenarët do të largohen nga klubi

Postimi i Ultras Guerrils

Sot menduat të na “gëzonit”, ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langojsh, që veç fanellës së Partizanit nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë!

Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë!

Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve që veçse bëjnë show nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra!

Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë.
Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?

guerrilsat

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb