FIER– Bluzat me motive festive, kryesisht të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, me sa duket nuk janë më një detaj dallues vetëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Një tjetër kryebashkiak është shfaqur me një bluzë të tillë, në një darkë të organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Teksa ka festuar me socialistët e Fierit, kryebashkiaku Armando Subashi është shfaqur festiv. Në fotot që ai ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, duket bluza e tij e ngjashme me atë të kryebashkiakut Veliaj, ku në pjesën e sipërme të saj ka motive me slita dhe drerë.

“Bashkë me një pjesë të vogël të familjes së madhe të Partisë Socialiste dega Fier. Mungojnë shumë nga ekipi me të cilët punojmë për të kapërcyer vështirësitë dhe për të arritur gjithmonë FITOREN”, shkruan Armando Subashi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: