FRANCE-Trupi i pajetë i 23-vjecarit shqiptar, Florenc Beqiraj që humbi jetën në Marsejë të Francës është nisur drejt Shqipërisë aty ku ai do të prehet. Trupi i pajetë është nisur nga Marseja në Gjermani në rrugë tokësore, ndërsa do të sillet me avion nga Gjermania drejt Tiranës.

Trupi i të riut nga Shkodra që vdiq në rrethana misterioze në Francë pritet të mbërrijë nesër në Tiranë. 23-vjecari humbi jetën në një spital në Marsejë, ku ishte prej disa ditësh në koma, pasi në rrethana ende të paqarta mbeti pa ndenja gjatë kohës që ishte në burg. Pavarësisht se autoritetet franceze pretendojnë se i riu tentoi të vrasë veten, familjarët e tij hedhin poshtë këtë version, ndërsa akuzojnë se ai është tentuar të mbytet në burg.

Në reagimin e  Ministrisë së Brendshme të Francës e cila ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Paris thuhet  se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e ti në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe protesta.

Në videon e mëposhtme janë momentet e daljes së trupit të viktimës nga morgu i spitalit të Marsejës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: