VLORE- Një plagosje me thikë ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Një 17-vjeçar ka goditur tre herë me thikë një 23-vjeçar, pasi janë konfliktuar më parë.

Sipas policisë së Vlorës, e cila ka arrestuar 17-vjeçarin me inicialet S.S, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërsa 23-vjeçari me incialet D.Sh, ka marrë mjekimin në spitalin e Vlorës, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet në ngarkim të 17-vjeçarit i kaluan prokurorisë së rrethit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: