Pak ditë më parë Mauro Icardi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shkaktoi shumë aludime për shkak të një mesazhi kontrovers.

Sulmuesi bëri me zemër tifozët zikaltër pasi aty thuhej: “Cao Cao, të jesh në gjendje të thuash lamtumirë do të thotë të rritesh.”

Mediat dhe jo vetëm fillimisht e interpretuan këtë si një mesazh të qartë lamtumire ndaj Interit pasi 24-vjeçari ndërkohë po kërkohej në merkato nga klubi madrilen i Realit i cili raportohej se kishte përgatitur një ofertë shumëmilionëshe.

Por sot, mediat në Itali, pretendojnë se e kanë deskriptuar mesazhin e argjentinasit dhe sipas tyre nuk kishte të bënte aspak me futbollin.

Gjithçka i ishte kushtuar Wande-s. Ai nuk e ndjek më në ‘instagram’ gruan e tij dhe me shumë mundësi për momentin janë të ndare. Ai është tepër i nevrikosur me të sepse dëshiron që ajo të kalojë më shumë kohe me familjen dhe të kujdeset për dy vajzat e vogla, Francescen dhe Isabellan, por ajo ndërkohë ka filluar të punojë përsëri si modele e për më shumë në Argjentinë ku i duhet të udhëtojë shpesh dhe të jetë larg shumicën e kohës.
27067865_10155417029618865_3109200356664937321_n
Mauro njihet si një djalosh familjar ku shumicën e kohës së lirë e kalon me fëmijët gjë që është theksuar më parë edhe nga drejtuesit e Zanetti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb