“Djegia e këmbëve”- ndjesia e djegies në këmbë mund të jetë e lehtë ose në gjendje shumë të rënduar. Dhimbja nga ndjesia e djegies në
këmbë shpeshherë ndikon në gjumin e natës. Në raste të veçanta, ajo shoqërohet me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe
ndonjëherë nga të dyja këto, shkruan shendeti.
Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.
Shkaqet
Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit
nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave,
mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.
Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë:
Abuzimi me alkoolin
Këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës)
Kimioterapia
Sëmundja kronike e veshkave
Neuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti)
HIV/AIDS
Hipotiretoza (tiroidi joaktiv)
Sindroma e tunelit tarsal
Anemia
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse:
Ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine.
Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.
