BRTITANI E MADHE – Irina Shayk tregon për herë të parë arsyet e vërteta të ndarjes së saj nga Cristiano Ronaldo. Ata kanë disa muaj të ndarë por vetëm pak ditë më parë supermodelja ruse ka folur për prishjen e lidhjes së tyre 5-vjeçare në të përditshmet britanike, “The Sun”.
“Ai më ka tradhtuar me dhjetëra femra, kjo ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes sonë”- ka treguar bukuroshja 29-vjecare.
Shayk shpjegon se tradhtinë e të dashurit të saj e zbuloi me anë të disa mesazhe të gjetura në celularin e tij.
“Në telefon kishte mesazhe të shumtë nga vajza nga e gjithë bota.
Unë kam pasur besim tek ai dhe gjithmonë më ka mohuar çdo gjë, që s’më kishte tradhtuar kurrë deri në momentin, që unë zbulova vetë gjithçka”-ka vazhduar ajo për “The Sun”.
Edhe pse e lënduar nga futbollisti portugez, modelja ka gjetur ngushëllim në krahët e aktorit bukurosh, Bradley Cooper, me të cilin prej ditësh ka filluar të dalë hapur në publik.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb