Janë luajtur në orën 19:00 gjysma e sfidave të mbrëmjes në “Europa League” për fazën e 1/32 të kompeticionit.
Atalanta e Etrit Berishës ka zhvilluar një ‘triller’ me 5 gola në Gjermani por në fund nuk ia ka arritur të fitojë. Edhe pse përmbysën shifrat në pjesën e dytë me 2 golat e Iliçiç, verdhezinjtë e Dortmund rigjetën forcat për të rikthyer gjithçka në favor të tyre me ‘dopietën’ e Batshuayi, 3-2.
Ndërkohë Milani i Gatusso-s pas kampionatit ka vijuar ecurinë pozitive edhe në Europë. “Djalli” ka mundur thellë në transfertë skuadrën bullgare të Ludogorets me shifrat 0-3. Golat për ‘kuqezinjtë’ i shënoi Cutrone në fundin e pjesës së parë, Rodriguez në pjesën e dytë dhe Borini në fundin e kohës së rregullt.
Arsenal-i ashtu si edhe Milan mund të quhet i kualifikuar për në fazën tjetër. “Topçinjtë” kanë mundur thellë në transfertë me shifrat 0-3 ekipin Ostersund me golat e Monreal, Ozil dhe një autogol.
Ndeshjet e orës 19:00
LIVE| Dortmund 3-2 Atalanta
30′ Schurrle, 65′, 90+2′ Batshuayi/ 51′, 56′ Iliçiç
LIVE| Ludogorets 0-3 Milan
/ 45′ Crutone, 62′ Rodriguez, 90+2′ Borini
LIVE| Marseille 3-0 Braga
4′, 69′ Germain, 74′ Thauvin/
LIVE| Nice 2-3 Lokomotiva Moscow
4′,28′ Balotelli/ 45′, 69′, 77′ Fernandes
LIVE| Ostersunds 0-3 Arsenal
13′ Monreal, 24′ Papagiannopoulos (autogol), 58′ Ozil/
LIVE| Real Sociedad 2-2 Salzburg
57′ Odriozola, 80′ Januzaj / 27′ Oyarzabal, 90+4′ Minamino (autogol)
LIVE| Spartak Moscow 1-3 Atletico Bilbao
60′ Adriano / 22′, 39′ Aduriz, 45′ Rico
Të përfunduara
Astana-Sporting Lisbonë 1-3
Crvena Zvezda-CSKA Moskë 0-0
(e.k/BalkanWeb)