Mediat e huaja dhe veçanërisht ato të rajonit i kanë kushtuar vëmendje të madhe koncertit madhështor të Rita Orës në Kosovë me rastin e 10-vjetoririt të pavarësisë.
Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e këngëtares së famshme në Prishtinë.
Më poshtë jua sjellim disa prej titujve në mediat kroate, boshnjake dhe serbe, lidhur me koncertin e Rita Ores në Kosove:
“Rita Ora mbajti koncert në Kosovë – Në një triko seksi, këngëtarja e famshme krijoi spektakël në Kosovë: ‘Jam krenare që jam shqiptare’” – është titulli i Dnevnik.hr.
“Kosovë / Rita Ora këndoi në Prishtinë para 300.000 njerëzve: Unë jam shqiptare krenare” – shkruan RadioSarajevo.ba.
“Rita Ora mbajti koncert spektakolar në Prishtinë: Krenohem që jam shqiptare” – është titulli i Klix.ba.
“Rita Ora këndoi në festën e Pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, menjëherë pas koncertit u largua nga Prishtina!” – shkruan Telegraf.rs.
“Rita Ora gjysmë e zhveshur në Kosovë” – shkruan Mondo.rs.
“Ua dhuroi një koncert për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – Ylli botëror, Rita Ora, mbajti koncert në Prishtinë para 300.000 njerëzve” – është titulli i 100posto.hr.
“Rita Ora këndoi gjysmë e zhveshur në Kosovë – Jam krenare që jam shqiptare” – shkruan Blic.rs duke iu referuar fjalës shqiptare në mënyrë ofenduese.
“Prishtina në këmbë, Rita Ora këndoi para 300.000 kosovarëve” – ka shkruar Vecernji.hr.
Edhe artikujt në mediat e rajonit janë të shoqëruar me fotografi dhe video nga performanca e yllit botëror në kryeqytetin tonë.
Kujtojmë që Rita Ora kryesoi koncertin kryesor festiv në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=b66zGdwQxyA
(d.d/BalkanWeb)