Muaji i parë i 2018, ka shënuar një ecuri pozitive për eksportet duke vijuar tendencën pozitive të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, në janar 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 23.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 6.4%, në krahasim me dhjetor 2017.

Rritja është udhëhequr nga performanca e mirë e materialeve të ndërtimit e metaleve, tekstile e këpucë dhe më pak e ushqimeve.

Ndërsa grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë ka vijuar me tendencën rënëse. “Rritja vjetore e eksporteve prej 23.6%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +10.5 %, “Tekstile dhe këpucë” me +8.1%, “Ushqim, pije, duhan” me +2,7%. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9%”, citohet në raportin e publikuar sot nga INSTAT.

Importet e mallrave në janar 2018 arritën vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 27.0%, në krahasim me një vit më parë dhe u duke u ulur me 26.5%, në krahasim me dhjetor 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 21.3 mld lekë, duke u rritur me 31.1%, krahasuar me janar 2017 dhe duke u ulur me 45.1%, në krahasim me dhjetor 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: