Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, deklaroi dje se futbollisti holandez Stefan De Vrij në fund të sezonit do të largohet pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës.

Mbrojtësit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe për këtë arsye ai mund të firmosë me kë të dojë. Menjëherë pas këtij lajmi në lëvizje është vënë Inter që edhe më parë është interesuar te klubi lacial për shërbimet e futbollistit.

Mirëpo raportimet e fundit nga Italia nuk janë shumë shpresdhënëse.

Pavarësisht se zikaltërit i kanë ofruar gati dyfishin e rrogën, 4.9 mln euro nga 2.5 që merrte te Lazio, De Vrij nuk ka pranuar. Ai është në pritje të Manchester United pasi Jose Mourinho e pëlqen lojtarin dhe është i gatëshëm t’i ofrojë 6 mln euro në sezon.

Gjithsesi Inter nuk është dorëzuar dhe plus pagës i ka premtuar vendin e titullarit. Kjo ka vënë pak në diskutim De Vrij i cili gjithsesi është i bindur se edhe te United mund të jetë i aftë të futet në formacion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb