Nga të gjitha gjërat e habitshme që ka parashikuar shkenca, më e çuditshmja është se universi ku ne jetojmë mund të mos jetë i vetmi.

Sipas BBC-së, teoria e hedhur së pari nga Hugh Everett në 1957-ën, shpjegon vendodhjen e grimcave, si elektronet, të cilat mund të jenë në më shumë se një vend në të njëjtën kohë. Një shpjegim është se grimcat nuk ekzistojnë vetëm në universin tonë, por se ato fluturojnë edhe në universet e tjera. Dhe ka një numër të pafund të këtyre universeve paralele, të gjithë me pak ndryshime nga njeri – tjetri.

Teorikisht, kjo do të thotë se mund të ekzistojë edhe një univers paralel me tonin, në të cilin dinosaurët nuk janë zhdukur, në të cilin ju kurrë nuk keni lindur dhe një ku Elvis Presley është ende gjallë.

Ideja e shumëbotëve nuk është e pranuar gjërësisht, por mbi këtë temë janë bërë shpesh studime dhe më i riu është publikuar këtë mua. Fizikantët australianë dhe amerikanë kanë hedhur idenë se universet paralele jo vetëm ekzistojnë, por ata gjithashtu ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe kjo mund shpjegojë çudinë sesi grimcat mund të ekzistojnë në dy vende, në të njëjtën kohë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: