Vllaznia është mundur minimalisht 1-0 në sfidën e sotme të vlefshme për javën e 22 të Superligës kundër Laçit. Ndeshjen e vendosi goli i Uzunit të shënuar në fundin e pjesës së parë. Me këtë humbje, duke patur parasysh fitoren e Teutës, të shkodranët janë rikthyer ‘fantazma’ e rënies nga kategoria.
Pas 22 ndeshjesh Vllaznia renditet e 8-a me 21 pikë, 1 më shumë se Teuta e vendit të 9-t që aktualisht është e rënë një kategori më poshtë.
Laçi 1-0 Vllaznia
45′ Uzuni/
Minutë pas minute
Mbyllet takimi me fitoren e Laçit
90′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë
71’ Nika ndëshkohet me karton të verdhë, për një prekje të topit me dorë teksa ishte në mur.
67’ Lika lëshon një predhë nga jashtë zonës, por Selmani ndal.
60′ Uzuni është pranë golit të dytë me një gjuajtje nga distanca, por Sherri eviton golin e dytë.
52′ Largohet Bardhi, në vendin e tij Shtubina tek Laçi.
45+2′ Përfundon pjesa e parë
45′ GOOOL Uzuni shënon me kokë pas krosimit të Nikës, duke lënë në vend portierin Sherri.
32’ Sukaj ka një rast të mirë, pas një pasimi të artë që merr nga Gilman Lika, por devijimi i shkodranit nuk përfundon në portë.
29’ Një krosim në shtyllën e dytë, goditet nga Fjoard Jonuzi, por gjuajtja e tij me kokë përfundon vetëm pak mbi kuadrat.
21′ Lushkja ndërhyn në mënyrë të rrezikshme, duke gjakosur futbollistin kundërshtar. Ndëshkohet me karton të verdhë.
17′ Vazhdojnë kundërsulmet e shpejta të Vllaznisë. Goditja e rrezikshme e Likës ndalet nga futbollistët vendas.
10′ Vjen sinjali i parë edhe nga vendasit. Uzuni godet nga distanca, por Sherri ndal gjithçka.
4′ Rasti i parë nga miqtë, teksa pas një krose nga e djathta, Jonuzi ka larguar topin në goditje nga këndi.
1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin miqtë./ panorama sport
Formacionet zyrtare
Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi, Shtubina, Nika, Rexhinaldo, Uzuni.
Trajner: Gentjan Mezani
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Orelesi, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj.
Trajner: Ernest Gjoka
(e.k/BalkanWeb)