*Shqipëria rrezikon të humbasë 22 pikë
VJENE- Bordi organizues i festivalit Eurovision njoftoi se pas natës finale të organizuar mbrëmjen e djeshme në Vjenë, janë vënë re parregullsi ne procesin e votimit te Malit të Zi dhe Maqedonisë, gjë që mund të çojë në reduktimin e mëtejshëm të pikeve për këngëtaren Elhajda Dani por edhe këngëtarëve të tjerë të votuar nga këto dy vende.

Sipas BBC, këto dy shtete kanë thyer rregullat që përcaktojnë se pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50% nga votimi i publikut dhe 50% nga juria profesioniste e atij shteti. Dy shtetet fqinjë të cilët na votuan njëri me 12 pikë dhe Mali i Zi me 10 pikë, mësohet se nuk kanë patur një juri profesioniste por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit.

Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t’u hiqen pikët, por pa cënuar fitoren e Suedisë. Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor ku do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedonia e Mali i Zi.

SHQIPËRIA RREZIKON TË HUMBASË 22 PIKË
Suedia me këngën e saj “Hero” është shpallur fituesja e Eurovizion 2015 me 365 pikë, pasuar nga Rusia dhe Italia, ndërsa Shqipëria me këngën ‘I’m Alive’ qëndroi në vendin e 17 me 34 pikë. Përformanca e këngëtares sonë, Elhaida Dani, ishte më e mirë se në natën e parë, por gjithsesi kënga nuk i mori pikët e mjaftueshme për t’u renditur në krye të tabelës. Vendet e mëdha europiane, ku jetojnë mijëra shqiptarë si Italia, Gjermania, Franca, Anglia etj, nuk dhanë asnjë pikë për Shqipërinë. Kënga jonë u votua maksimalisht nga Maqedonia, 12 pike mori nga Mali i Zi, 6 pikë nga Greqia, por asnjë pikë nga Italia. Ndërkaq Shqipëria i dha maksimumin e vlerësimit Italisë, me 8 pikë votoi Rusinë dhe me 10 pikë këngën greke. Por entuziazmi për vendin e 17 mund të bjerë shumë shpejt, pasi siç njofton BBC në votimin e Maqedonisë dhe Malit të zi, ka patur parregullsi. Sipas BBC, këto dy shtete kanë thyer rregullat, sipas të cilave pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50% nga votimi i publikut dhe 50% nga juria profesioniste e çdo shteti. Mësohet se dy shtetet fqinjë Maqedonia dhe Mali i zi, të cilët na votuan njëri me 12 pikë dhe tjetri me 10 pikë, nuk kanë patur një juri profesioniste por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit. Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t’u hiqen pikët, pa cënuar fitoren e Suedisë. Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor ku do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedonia e Mali i Zi. Nëse juritë e dy vendeve përjashtohen, Shqipëria rrezikon të humbasë 22 pikë dhe të zbresë edhe më shumë në renditje. Kështu nga një këngë dhe performancë e vlerësuar dhe e diskutuar, ‘I’m Alive’ rrezikon të mbetet në fund të listës së këngëve të Eurovizion 2015 duke zhgënjyer pritshmëritë e shqiptarëve, në Shqipëri dhe kudo në botë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: