PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një deklaratë për mediat pak pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, komentoi arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriç.
Haradinaj theksoi se arrestimi i djeshëm i Gjuriç nuk ishte veprim i këndshëm, por ishte zbatimi i ligjit. Ai tha se zbatimi i ligjit ishte i pa alternativë meqenëse hyrja ishte ilegale dhe institucionet e rendit i kanë zbatuar procedurat standarde.
“E konsiderojmë si situatë standarde të zbatimit të ligjit dhe të të aplikueshme çdo herë në raste të veprimit të ngjashëm”, tha kryeministri.
(ed.me/BalkanWeb)