Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, vlerësoi se Serbia, me performancën e delegacionit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një hap më afër izolimit ndërkombëtar të Prishtinës.

Në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”, ai ka thënë se me performancën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , “ i ka treguar fytyrën e vërtetë botës, duke paraqitur makinacionet e veta.

“Ne kemi çdo arsye për të qenë krenarë për fjalimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç para forumit më të rëndësishëm të OKB-së , sepse ishte fjalimi i tij që dha alarmin e kuq që shkaktoi që edhe përfaqësuesit e atyre anëtarëve të OKB-së që njohin Kosovën, të rreshtohen krah Serbisë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë.

Ai tha se pret që në periudhën e ardhshme të shohë dënime konkrete të veprimeve të Prishtinës dhe Kurtit përmes mekanizmave më të gjerë të sanksioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: