SHBA- Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për ‘Associated Press’ ka deklaruar se do pranojë sugjerimet dhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për furnizimin me gaz nga Rusia.

Ai ka bërë me dije se reduktohet varësia nga gazi rus, ndërsa theksoi se do Serbia do i bashkohet projektit të gazit nga Azerbajxhani, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

“Do të reduktojmë varësinë nga gazi rus dhe do t’i bashkohemi projektit të gazit nga Azerbajxhani. Duhet të zgjerojmë burimet e gazit për Serbinë”, tha gjatë fjalës së tij kryeministri Vuçiç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: