KOSOVE-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se u kishte thënë autoriteteve në Prishtinë që kanë afat deri në orën 19:30 për ta liruar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriç. Ai tha se pas paralajëmrimit, Kosova e liroi Gjuric 10 minuta para orarit të përcaktuar.
Sipas mediave serbe, i pyetur për garancitë që ROSU nuk do të hyjë më në veri, Vuçiç ka thënë: “Ne nuk kemi më asnjë garanci, përveç vetes sonë”.
Ai ka theksuar se objektivi politik i shqiptarëve të Kosovës është për të marrë veriun, siç ka thënë “për tua marrë serbëve ‘kartën e fundit’ nga duart për çfarëdo kompromisi për Kosovën”.
(BalkanWeb)
