Legjenda e futbollit italian, Christian Vieri po kalon momente fantastike në plazhin e Miamit në Florida. 44-vjeçari ka shënuar 236 gola në karrierën e tij dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serie A dhe La Liga në sezone të ndryshme. Ish-ylli i Inter, ka zgjedhur vendet ekzotike në Miami Beach për t’u argëtuar me partneren e tij, Costanza Carricola.

“Bobi” nuk nguron që t’i shfaqë në profilin e tij në “Instagram” të gjitha aventurat që përjeton mbarë botës. Së fundmi, në media kanë qarkulluar foto të shumta të Vierit me modele dhe bukuroshe të ndryshme që qëndrojnë pranë tij.

Në Miami ai mikpriti edhe ish-sulmuesin brazilian, Ronaldo, me të cilin shkrepi edhe një foto. Pavarësisht moshës, Vieri vazhdon të jetë në top-formë dhe të ketë dhjetra femra rreth vetës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: