Pas fitores madhështore të Interit ndaj Milanit me shifrat 2-0 në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League, të gjithë kanë nxituar të japin komentet e tyre. Christian Vieri, ish lojtari i njohur ka analizuar sfidën, duke u fokusuar te zikaltërit.

“Inter është i fortë në mesfushë. Janë 4 për tre role dhe janë të fortë, të fortë, të fortë. Por ata janë gjithashtu në një nivel për të luajtur në Evropë. Ata kanë teknikë të shkëlqyer, janë të mirë, janë gjithmonë në kontroll dhe ata të dy në front dje luajtën mirë, ata janë thjesht fantastikë”,- tha Vieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: