MORINE – Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar nga policia e Kukësit në Morinë.

Arrestimi provizor i Kastriot Rashani, 28 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman” informoi policia e Kukësit.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: