PRESHEVE- Është ndërprerë seanca e IV-të e Kuvendit Komunal pas një përballje ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të partisë opozitare BDL-së Skender Destani.
Debati filloi në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur. Më pas debati u bë edhe më i ashpër kur Skender Destani u përpoq të sulmojë fizikisht kryetarin Arifi.
Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit të Preshevës në Serbi si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.
(BalkanWeb)