40­-vjeçari Kenan Imirzalioglu duket se është në hall të madh me organet e drejtësisë në Turqi. Aktori i njohur turk, i cili ka luajtur shumë role e tek ne njihet si Ezel, tregon në një bisedë të fundit për mediat atje të gjithë operacionin dhe të fshehtat për kapjen e 10 kilogramëve drogë, për të cilën prokuroria turke e akuzon atë bashkë me shumë emra të njohur të ekranit si
të dyshuar kryesor, me akuzë të përdorimit dhe shpërndarjes së drogës e lëndëve të tjera narkotike, që destinacion kanë pasur tregun europian, shkruan Panorama Plus.

“Kam qenë duke bërë sport diku jashtë Stambollit me miq të mitë, ndërkohë që ishim ndalur në një shtëpizë fundjave ku ishte dhe një lokal, që të konsumonim nga një kafe. Menjëherë shoh në televizion lajmet e, ndër të tjera, u përmend edhe emri im. Isha në makth dhe në ethe se nuk po kuptoja çfarë po ndodhte. Fillimisht mendova mos është ndonjë thashethem, por e pashë se qe në lajmet e drekës dhe ishte diçka serioze. Miqtë që më shoqëronin, u munduan të më qetësojnë, por unë u shtanga në vend. Mora në telefon avokatët e mi, ata më treguan të gjithë ngjarjen se unë isha hetuar edhe më përpara, por nuk më kishin treguar. Më thanë se policia po më kërkon dhe në çdo moment mund të më arrestojnë. Nuk dija çfarë të bëja, në ato çaste m’u kujtua se e mira e të mirës është që të kthehem në shtëpinë time dhe të qetësohem paksa. Vendosa të kthehem në shtëpi, sigurimi më shoqëroi deri atje e nuk kaloi gjysmë ore, policia trokiti në derën time. Nuk rezistova aspak, ruajta qetësinë si i pafajshëm dhe nuk doja të bëja sensacion mediatik, sepse atë prisnin disa. Unë nuk e kuptoja se cili ishte qëllimi i tyre, sepse jashtë vendit ne kemi udhëtuar shpesh si ekip. Nga ta di unë se çfarë mbajnë me vete kolegët e mi, regjisori, skenaristi apo të tjerë që na shoqërojnë? Dikush kishte shfrytëzuar rastin që bashkë me ne të bënte kontrabandë dhe ja që futemi në telashe të gjithë”, – thekson në bisedën e tij.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: