Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga disa femra, përfshi dhe reporterët që kanë mbuluar filmat e tij, sipas një raporti të ri.
16 persona folën për CNN rreth aktorit Morgan Freeman, sot 80 vjeç, duke pretenduar se ai ka bërë disa sjellje të pahijshme kundrejt tyre.
8 femra thanë se ishin viktima të ngacmimeve të tij ndërsa 8 të tjera thanë së kishin qenë dëshimtare të veprimeve të tilla.
Të 16 personat akuzuan Freeman për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve apo promovimit të filmave të tij në kompaninë e tij të produksionit Revelations Entertainment.
CNN raporton se ka dhjetëra persona të tjerë që kanë punuar për Freeman që janë bërë pjesë e këtij investigimi.
(e.f/BalkanWeb)