SHKODER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës. Policia e Shkodrës raporton se një 12-vjeçare, K.N, ka ndërruar jetë, pasi një ditë më parë ishte vetë helmuar me fotoksinë. Mësohet se vajza u dërgua në spital nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pak orë pasi u dërgua në spital pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët ajo nuk ka arritur që të mbijetojë duke u ndarë nga jeta.

Tashmë është hapur një hetim nga prokuroria mbi këtë çështje. Lënda që dyshohet si fotoksinë është dërguar për ekzaminim, ndërsa organi i akuzës po heton se si ka arritur që ta sigurojë 12-vjeçarja fotoksinën dhe se kush janë përgjegjësit për këtë ngjarje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb