TIRANE – Bes Kallaku është një ndër aktorët shqiptar më të ndjekur në Instagram, aty ku është shumë aktiv me foto e video me të cilat i bënë të gjithë të qeshin. Besit asnjëherë nuk i mungon sensi i humorit dhe cdo gjë që thuhet apo behet nga ai të shkrin së qeshuri.

Mbrëmjen e sotme Besi me anë të një aplikacioni ka transformuar veten në femër dhe tullac. Si femër, aktori shkruan se ngjan me Marsela Çibukaj dhe ngjashmëria është vërtet e dukshme.

“Si tull ngjaj si Sidrit Bejleri”, shkruan Besi ndërsa fansat kanë dhënë versionet e tyre të ngjashmërisë duke e krahasuar Besin edhe me personazhe të tjerë të famshëm.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb