Është shfaqur në pasarelë në moshën 53 vjecare Monica Belluci, që ka sfiluar në koleksionin e meshkujve për verën që vjen të Dolce & Gabbana, duke i lënë të gjithë me gojë hapur.
’Sfilata e fundit e Monica Bellucit ka qenë në vitin 1992 për ne’ ka treguar Stefano Gabbana.

Na është dashur vetëm një telefonatë për ta bindur. Publiku i Dolce Gabbana priste gjithmonë një surprizë nga ne, por këtë herë dy stilistët i kanë befasuar të gjithë.

Me kostum të zi dhe me këmishë të bardhe Belluci ka sfiluar mes duartrokitjeve të shumta. Prezenca e saj nuk ka qenë surpriza e vetme e pasarelës, ku janë shfaqur edhe Marpessa dhe Naomi Campbell, të dyja të veshura me kostume meshkujsh.

Ato që kanë kompletuar casting kanë qenë edhe të moshuara me tuta, modele dhe njerëz të zakonshëm, çifte homoseksuale, familje me fëmijë.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088761_0_image

C_2_fotogallery_3088761_3_image (1)

C_2_fotogallery_3088761_2_image

C_2_fotogallery_3088761_1_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: