Arkeologët e huaj kanë nxitur autoritetet shqiptare që të ndërtojnë një muze për të shfaqur qindra artefakte romake dhe greke dhe anijet e lashta që janë nën bregdetin më të vogël të eksploruar të Shqipërisë, raporton Washington Post, si përpjekje për tërheqjen e turistëve të huaj.

Specialistët amerikanë të cilët morën pjesë në Konferencën Shqiptare të Arkeologjisë Nënujore paralajmëruan të martën se pasuria e objekteve nënujore në shtratin jugperëndimor të vendit, pranë kufirit me Greqinë, mund të binte pre e plaçkitësve apo gjuetarëve të thesarit.

James Goold, kryetar i Fondacionit Nautical të RPM në Florida, tha se objektet – që datojnë nga shekulli i 8-të p.e.s, për dy Luftërat Botërore, do të ishin një tërheqje e madhe turistike nëse do të shfaqet siç duhet, shkruan “monitor”.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, e cila është lënë pas dore nga një regjim ish-komunist që ofroi pak mbështetje financiare në këtë kontekst. Por, shkruan prestigjiozja amerikane, edhe në ditët e sotme ruajtja e trashëgimisë nënujore ende merr fonde të pakta nga qeveria.

Vitin e shkuar, Shqipëria ishte në listën e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), e nominuar për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të natyrës.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk mungon në asnjë listë të Trashëgimive Botërore të përmendura për arkitekturën e veçantë, sitet e shumta si dhe bukuritë natyrore si potenciale për tërheqjen e turistëve.

Ndërsa sipas një harte të Vouchercloud me të dhënat e marra nga TripAdvisor, të cilët përzgjodhën vlerësimin më të lartë të faqes për ‘Gjërat për të bërë‘ në secilin vend; Shqipëria ‘mburret’ me historinë dhe pikat e trashëgimisë kulturore, e me këtë atribut vlerësohet më tepër nga turistët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb