TURQI – Dashuria e tyre ishte një histori filmi, një serial më vete, në fakt, nga ata që Tuba është mësuar të luajë shpesh. Por për historinë e dashurisë së saj, as nuk ka dashur të flitet e as nuk ka reaguar pas komenteve të shumta e sulmeve që i kanë ardhur nga mediat. Pas divorcit të një viti më parë e pas lidhjes me producentin e njohur në Turqi, Umut Evirgen, Tuba, më në fund, e dorëzua dhe nisi të dalë edhe në publik e shoqëruar e pa u shqetësuar për reporterët.
Dhe që kjo lidhje është e fortë e pasionante, Evirgen e ka treguar në mesazhin që i ka lënë aktores në Instagramin e tij. Me rastin e 36-vjetorit të lindjes së aktores, ai ka postuar një foto me Tuba-n dhe një mesazh që i ka mahnitur të gjithë shkruan Class.
Një poezi e ndjerë me një dashuri të madhe. Tuba, me siguri, është mahnitur nga fjalët e tij të ndjera.
““Ti nuk je një njeriu më i thjeshtë që kam njohur ndonjëherë,
por është e vështirë për ne t’i tregojmë ndjenjat.
Disa thonë se duhet të të lija të ikje,
sepse ti më bën të qaj,
Por nëse është dikush, një njeri i vetëm
që do ta linte jetën e vet e do të vdiste për ty
Vështirë ta them,
Urrej ta them, por me siguri, do të isha unë…
Kur bota çmendet e humbet kuptimin
Është vetëm një zë që vjen për të të mbrojtur,
një njeri i vetëm që kërkojnë sytë në dhomë
dhe vetëm një imazh që do të shohësh.
Nëse është dikush, një njeri i vetëm,
që do ta linte jetën e vet e do të vdiste për ty
Vështirë ta them,
Urrej ta them, por me siguri, do të isha unë…
(BalkanWeb)