Epiqendra europiane, Parisi është përballur mbrëmjen e kaluar me një revolucion shkatërrues pas festimeve për fitoren e Francës të kupës së botës.

Paris 2

Dy tifozë humbën jetën gjatë festimeve, ndërsa ka pasur përleshje me policinë që u detyrua të hidhte gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa 1 milion njerëz mbushën Champs-Élyséen, shkruan Daily Mail.
Nuk kanë munguar plaçkitjet e incidentet në periferi gjatë festimeve. Turma ka hedhur bomba tymi me ngjyrat e flamurit francez, duke e mbuluar gjithë Parisin. Ajo çfarë ka mbetur pas është një fushë e vërtetë beteje.

Paris 4

Dhjetëra persona kanë hedhur objekte kundër vetratave të dyqaneve, pak metra larg Harkut të Triumfit. Agjentët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda në pjesën e sipërme të rrugës, ndërsa në pjesën e poshtme, rreth “Place de la Concorde”, situata mbeti më e qetë.

Në qytetin alpin të Annecy, një tifoz 50-vjeçar i Francës humbi jetën pas hedhjes në një kanal në fund të triumfit të ekipit 4-2. Ndërsa në afërsi të Saint-Felix, pati një tjetër vdekje kur një burrë në të 30-at përplasi makinën në një pemë për të festuar fitoren.

Sipas shtypit francez, të rinj të shumtë, disa të maskuar, kanë shpërthyer farmacitë duke grumbulluar shishe verë dhe shampanje. Pas 15-20 minutash ata u nxorën me gaz lotsjellës të hedhur nga agjentët. E njëjta gjë ndodhi edhe në në një zonë tregtare. Pak para mesnatës, prefektura vendosi të boshatiste atë që parisienët e quajnë “rruga më e bukur në botë”, madje edhe me përdorimin e hidrantëve.

Incidente, luftime dhe gaz lotsjellës pati edhe në qendër të Lyon dhe, në një masë më të vogël, në Rouen dhe Menton.

Rreth 110 mijë agjentë janë mobilizuar nga Ministria e Brendshme franceze për të siguruar sigurinë e kësaj fundjave të veçantë franceze.

Paris 3

Paris 5

Paris 6

Paris 7

Paris

Paris ok

Paris 8

Paris 9

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb